CNVP Korce prezanton Manualin Mjedisor per nxenesit dhe studentet

thumb CNVP © 2018

CNVP Korce prezanton Manualin Mjedisor per nxenesit dhe studentet

CNVP Shqiperi zyra e Korces ne bashkepunim me  Drejtorine Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror ka zhvilluar nje takim informimi me mesues,  nxenes te  shkollave te mesme dhe studente te  Universitetit  "Fan S. Noli" me teme " Edukimi Mjedisor dhe aktiviteti njerezor ne mjedis".Takim nisi  me nje prezantim rreth ceshtjeve shqetesuese mjedisore  dhe me pas vazhdoi me theksimin ne  rolin qe luan komuniteti (vecabnerishte te rinjte dhe grate) ne permiresimin e pyjeve dhe mjedisit, roli I shoqatave te Pyjeve dhe Kullotave ne Zhvillimin e qendrueshme te Pyjeve si aktor kryesor per nje mjedis sa me te paster. Gjate ketij takimi  u prezantua gjithashtu Manuali Mjedisor I pergatitur nga CNVP per shkollat si pjese plotesuese e kurrikulave shkollore.  Nxenes dhe mesues ngriten ceshtje ne lidhje me mjedisin dhe shprehen deshiren qe keto lloj takimesh informuese te behen edhe ne shkolla me pjesmarje me te gjere nxenesish. 

Ky aktivitet eshte zhvilluar ne kuader te rezultatit 4 te projektit FLED- Pyjet per zhvillim Ekonomik Lokal, financuar nga Ambasada Suedeze dhe implementuar nga CNVP Shqiperi.