Dita Boterore e Tokes / dheut 2018

thumb CNVP © 2018

Dita Boterore e Tokes / dheut 2018

Unioni Ndërkombëtar I Shkencave të Tokës  (UNSHT) miratoi një rezolutë në  vitin 2002 ku propozoi datën 5 Dhjetor si Ditën Botërore të Tokës (dheut), me qëllim përkujtimin e rëndësisë së tokës (dheut) si komponent thelbësor në sistemin e burimeve natyrore dhe kontribues jetësor në mirëqenien e njerëzve. 
Një e treta e dheut  të globit  tashmë është degraduar.Si rezultat I ndotjes së dheut, kërcënimit. të fshehtë dhe ndonjëherë edhe të padukshëm që ndikon në shumë  sisteme dhe njerëz edhe më shumë sipërfaqe mund të humbasin. Me rritjen e popullsisë së botës,  e cila pritet të arrijë 9 miljardë në vitin 2050, ndotja e tokës/dheut e cila degradon cilësinë e dheut, helmon ushqimin dhe ujin e pijshëm  si dhe ndikon në  cilësinë e ajrit mbetet problem në të gjithë botën
Gjetja e zgjidhjeve për luftimin e ndotjes se tokës/dheut jane prioritete të qarta të cilat kërkojnë veprime  globale të menjëhershme, të vazhdueshme dhe të vendosura . 
CNVP  është organizate lider e shoqërise civile  aktive në gjashtë shtetet e Ballkanit . Ajo përdor analiza të bazuara në prova  për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme për komunitetet rurale  të prekura nga  procesi I vazhdueshem I ndotjes  mjedisore dhe  ndryshimeve klimatike.  . 
CNVP ka gjashtë fusha interesi të cilat përfshijnë: Menaxhimin e qëndrueshëm të Pyjeve; ndryshimet klimatike  dhe mjedisore;  biodiversitetin dhe menaxhimin e balancuar të burimeve natyrore; zhvillimin agro-rural duke përfshire bujqësinë, pyjet, zinxhirin e vleres së energjisë së drurit; energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve duke përfshirë plastikën; mobilizimin e komunitetit dhe cështjet e politikave lidhur me anëtarësimin në BE. 
CNVP  ka interes në aspektet e mëposhtme:
mbrojtjen, rehabilitimin dhe promovimin e përdorimit të qëndrueshem të ekosistemeve tokësore;
Luftimin e shkretëzimit;
Ndalimin e degadimit të tokes/dheut; dhe 
Parandalimin e humbjes së diversitetit.