DEKLARTE PER SHTYP

thumb CNVP © 2018

DEKLARTE PER SHTYP

Dita Ndërkombëtare per Diversitet Biologjik (DNB) mbahet cdo vit me datë 22 Maj.


Tema globale e kësaj dite per vitin 2018 është Festojmë 25 vjet veprimtari për Biodiversitetin, me qëllim (a) shënimin e përvjetorit të 25 te hyrjes në fuqi të Konventës për Diversitet Biologjik , dhe (b) theksimin e progresit të bërë në përmbushjen e objektivave të saj në nivel kombëtar dhe global. 


DNB ka për qëllim rritjen e ndergjegjesimit dhe të kuptuarit të cështjeve që kanë të bëjnë me diversitetin biologjik. 


Sot, habitatet e njeriut po degradohen, gjë e cila kontribuon në ulje të biodiversitetit. Kjo ka një efekt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e njerëzve, reduktimin e varfërise, dhe zhvillimin e qëndrueshem global. 


Dita  Ndërkombëtare e Bio-Diversitetit thekson gjithashtu strategjitë e mundëshme për të mbrojtur bio-diversitetin dhe shumëllojshmerine e jetës në planet. 


Organizata ,Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit  (CNVP) është organizatë Lider  e shoqërisë civile, e cila përdor analiza të bazuara në evidenca për të permirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale që preken nga procesi I vazhdueshem I ndryshimeve klimatike dhe mjedisore .


Aktive  në gjashtëe vendet e Ballkanit që kërkojnë të anetarësohen në BE, fushat  kryesore ku  CNVP operon janë:  ndryshimet klimatike, mjedisi, biodiversiteti dhe menaxhimi I qëndrueshem I burimeve natyrore;zhvillimi agrorural, duke përfshirë mbështetjen për forcimin e zinxhirit të vlerës së bimëve, produkteve jodrusore dhe biomasës; mobilizimi I komunitetit,barazia gjinore dhe përmiresimi i qeverisjes; po ashtu dhe energjia e rinovueshme dhe menaxhimi I mbetjeve. 


CNVP - Krijimi I nj mjedisi ekonomik me te gjelber


Aktive ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi , Serbi dhe Bosnia-Herzegovina