Dita Boterore e Oqeaneve

thumb CNVP © 2018

Dita Boterore e Oqeaneve

Dita Boterore e Oqeaneve (DBO) u prezantua per here te pare ne vitin 1992 per te rritur ndergjegjesimin mbi rolin vendimtar qe deti luan si burim ushqimi, oksigjeni dhe mjekesie. U njoh zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara ne vitin 2008, dhe kremtohet cdo vit me 8 Qershor. 


Tema e Dites Boterore te Oqeaneve per vitin 2018 si edhe veprimtarite lidhur me kete dite fokusohen ne parandalimin e ndotjes plastike dhe inkurajimin  e zgjidhjeve per te krijuar oqeane te shendetshme.


Objektivat e DBO jane: 

1. Ndryshimi I  qendrimeve- inkurajimi I njerezve per te menduar se cfare ofrojne oqeanet;

2. Mesimi - zbulimi I krijesave  te panumerta te bukura dhe diverse , habitateve  qe gjenden ne oqeane dhe se si vepimet e Njeriut ndikojne ne jeten e tyre.  

3. Ndryshimi I veprimeve- te behemi kujdestar te oqeaneve dhe te ndihmojme ne mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre ;dhe

4. Kremtimi - organizimi dhe pjesmarrja ne aktivitete per oqeanet , pavaresisht nese jeton ne det, bregdet apo larg detit. 


CNVP eshte organizate lider e shoqerise civile aktive ne gjashte shtetet e Ballkanit. CNVP perdor analiza te detajuara bazuar ne evidenca per te permiresuar jetesen e qendrueshme te komuniteteve rurale te cilet  varen nga burimet ujore, duke nderhyre ne ndertimin e nje mjedisi ekonomik me te gjelber brenda procesit te vazhdueshem te ndryshimeve klimatike dhe shfrytezimin e paqendrueshem te burimeve natyrore dhe oqeaneve.


CNVP ka  kater parime kryesore me fokus ne :

- E gjelber - nderhyrja ne ndertimin e nje mjedisi ekonomik me te gjelber ne kuader te procesit te vazdhueshem te ndryshimeve klimatike.

- E paster  - promovimi I energjise se rinovueshme dhe menaxhimi I permiresuar I mbetjeve familjare dhe industrial.

- E kudogjendur - operon ne Ballkan dhe hapesiren Europiane Fqinje.

- Produktive - permireson eficencen e ofrimit te sherbimeve vahdimisht dhe sistematikisht.