
Dita Boterore e Tokes / dheut 2018
Unioni Ndërkombëtar I Shkencave të Tokës (UNSHT) miratoi një rezolutë në vitin 2002 ku propozoi datën 5 Dhjetor si Ditën Botërore të Tokës (dheut), me qëllim përkujtimin e rëndësisë së tokës (dheut) si komponent thelbësor në sistemin e burimeve natyrore dhe kontribues jetësor në mirëqenien e njerëzve.
Një e treta e dheut të globit tashmë është degraduar.Si rezultat I ndotjes së dheut, kërcënimit. të fshehtë dhe ndonjëherë edhe të padukshëm që ndikon në shumë sisteme dhe njerëz edhe më shumë sipërfaqe mund të humbasin. Me rritjen e popullsisë së botës, e cila pritet të arrijë 9 miljardë në vitin 2050, ndotja e tokës/dheut e cila degradon cilësinë e dheut, helmon ushqimin dhe ujin e pijshëm si dhe ndikon në cilësinë e ajrit mbetet problem në të gjithë botën
Gjetja e zgjidhjeve për luftimin e ndotjes se tokës/dheut jane prioritete të qarta të cilat kërkojnë veprime globale të menjëhershme, të vazhdueshme dhe të vendosura .
CNVP është organizate lider e shoqërise civile aktive në gjashtë shtetet e Ballkanit . Ajo përdor analiza të bazuara në prova për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme për komunitetet rurale të prekura nga procesi I vazhdueshem I ndotjes mjedisore dhe ndryshimeve klimatike. .
CNVP ka gjashtë fusha interesi të cilat përfshijnë: Menaxhimin e qëndrueshëm të Pyjeve; ndryshimet klimatike dhe mjedisore; biodiversitetin dhe menaxhimin e balancuar të burimeve natyrore; zhvillimin agro-rural duke përfshire bujqësinë, pyjet, zinxhirin e vleres së energjisë së drurit; energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve duke përfshirë plastikën; mobilizimin e komunitetit dhe cështjet e politikave lidhur me anëtarësimin në BE.
CNVP ka interes në aspektet e mëposhtme:
• mbrojtjen, rehabilitimin dhe promovimin e përdorimit të qëndrueshem të ekosistemeve tokësore;
• Luftimin e shkretëzimit;
• Ndalimin e degadimit të tokes/dheut; dhe
• Parandalimin e humbjes së diversitetit.