Dita Boterore Detare 2018

thumb CNVP © 2018

Dita Boterore Detare 2018

Çdo vit, Organizata Ndërkombëtare  Detare (OND)  feston Ditën Boterore Detare (DBD)  për të përqëndruar vëmendjen  mbi rëndesinë e sigurisë së transportit detar, sigurinë detare, dhe mjedisin detar..


Duke qenë se 2018 shënon vitin e 70  të Organizatës Ndërkombëtare Detare, tema  për këtë vit është OND 70: Trashigimia jonë-  Transport Detar më I mirë për një të ardhme më të mirë.


CNVP  është organizate lider e shoqërise civile  aktive në gjashtë shtetet e Ballkanit . Ajo përdor analiza të bazuara në prova  për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme për komunitetet rurale  të prekura nga  procesi I vazhdueshem I ndryshimeve mjedisore dhe klimatike.  CNVP ndërhyn për të krijuar një mjedis ekonomik më të gjelbër dhe për të kontrolluar shfrytëzimin e paqëndrueshem të burimeve natyrore. 

 

CNVP është e perfshirë në menaxhimin e zonës bregdetare të Adriatikut. Cështjet  përkatëse përfshijnë;


infrastrukturë turizmi e përshtatshme për mjedsin (përfshirë mbrojtjen e trashigimisë kulturore) 

mbrojtjen e ligatinave dhe habitateve të tjera  me vlerë ( përfshirë  cilësinë e ujit  në bregdet dhe rreth tij) );

menaxhimin e tokave bregdetare që kërcënohen nga rreziqet natyrore; 

menaxhimin e burimeve detare në mënyrë të qëndrueshme; 

mbrojtjen e specieve në rrezik dhe biodiversitetit; 

rehabilitimin  e zonave të rrezikshme dhe ; 

menaxhimin e mbetjeve te ngurta në zonat detare. 


CNVP është e interesuar të krijojë mardhënie me organizata të tjera që janë aktive në Ballkan, Hapsirën Fqinje Europiane , Detin e Zi  dhe Turqi me të cilat mund të bashkëpunojë për të përmirësuar menaxhimin e zonave bregdetare dhe detare.